HomeSociale

Në aksin rrugor Burrel-Tiranë/ Kamionçina del nga rruga, humb jetën drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Burrel-Tiranë.

Një automjet i tipit kamionçinë, pasi ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “ish-Pularia”, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të saj, 30-vjeçarit B.D..

Në vendngjarje shkuan menjëherë forca policie dhe një grup hetimor për të hetuar mbi rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.


TË NGJASHME