HomeShowbiz

“Në çfarë gjendje ma sollët burrin”, shpërthen Almeda Abazi

Tolgahan Say?sman i është rikthyer ekranit së fundmi me një serial të ri televiziv. Madje prej disa ditësh, Almeda ka publikuar në rrjetet e saj sociale, postime ku i uronte të shoqit shumë suksese.

Është shkruar gjatë në media për serialin e ri ku bashkëshorti i Almeda Abazit, Tolgahan Sayisman do të luajë rolin e një boksieri.

Seriali do të quhet ‘Kampioni’ i cili do të shfaqet së shpejti në ekran, dhe që pritet të thyejë rekordet.

Por së fundmi, Almeda i ka habitur fansat e saj, teksa ka postuar një foto të Tolga-s, ku në trupin e tij vihen re njolla. “Dakord, thamë boks, thamë serial. Thamë atë e këtë, pranuam. Po kjo çfarë është? Në çfarë gjendje ma sollët burrin?”, shkruan Abazi në foto.

Fatmirësisht plagët janë thjesht të pikturuara në trupin muskuloz të Tolgës dhe gjendja e tij është mirë!

Në fakt e gjithë kjo është në formën e shakasë, pasi shenjat që aktori i famshëm turk ka në trup, janë për rolin e tij në serialin që titullohet “Kampion”.

auto_1-161568288196-331x600.jpg

Në episodin e parë të këtij seriali, do të luajë edhe djali i çiftit, Efehan.


Image result for Almeda abazi

TË NGJASHME