HomePolitikë

Në emer të Berishës, Bashës dhe Kimit – Lajme me EX

sala limon-01-01

Një ditë e zezë për Shqipërinë miq. Një ditë e kobshme që ngjason për nga pabesia me Konferencën e Ambasadorëve në 1913 e për nga gjëma me Otranton e lotëve.
Nëse e para, u kurdis nga të huajt në Londrën e largët dhe e dyta ish befasi’ e dallgëve të fatit, tragjedia e para pak ditëve, e ka zanafillën në vilat e Surrelit dhe në naivitetin me të cilin i dhashë një dorë (ose shumë duar) fatit të L.B në zgjedhjet për tu bërë kryetar partie. Në një kohë që as veten nuk votoi e as pasqyra nuk e honepste, unë i dhashë pushtetin, që sot ai përdor në “Konferencën e Ambasadores në Tiranë »
Do përdor cfarë kam në dorë: që nga tastiera gjer tek ‘mouse’ për të vënë drejtësinë në vend.
Në SHBA nuk shkoj dot, në PD nuk shkoj dot: pres vendimin mos shkoj dot as në shtëpi.E bukur kjo… #lol #funny

TVPD:

Kryetari i PD-së, zoti L.B, ndjeu të jepte një deklaratë kuptimplotë përsa i përket cështjes më të nxehtë të ditëve të fundit: S.B nuk është më pjesë e partisë blu. Dhjetra gazetarë, i drejtuan mikrofonat zotit B. i cili, pasi pa horizontin gjatë, pastroi fytin, dhe u shpreh për sa më lart përmendëm me një lakonizëm që flet shumë. Qëndrimi i tij për cështjen ishte mëse i qartë: Ai tha “Hmmm” dhe u largua!

TVPS:

KM E.R u shfaq i trishtuar para gazetarëve, për përjashtimin e S.B nga partia, madje nuk mungoi një lot në qerpikun e tij.
Ai shpjegoi se bëhej fjalë për lot mllefi, pasi partia e parë e opozitës është një kundërshtar aspak interesant.
“Kjo është si të gjuash penallti në portë bosh” – u shpreh ai- “pasi me ikjen e S.B, niveli i show-t do bjerë ndjeshëm”.
Në fakt, pyetja e qeverisë është “Cfarë do u dhurojë politika, shqiptarëve, në ekran?! Me cfarë do ua marrë vëmendjen, teksa ndërton kulla, pa skecet e duo-s më ‘cool’?”
Andaj ai ftoi ngrohtësisht L.B për një kurs të avancuar mjeshtërie aktori…ndonëse i bindur se kurrë nuk do jetë e njëjta gjë.

TVLSI:

Zonja M.K me të marrë vesh lajmin e përjashtimit të S.B, bëri me dije se për këtë të fundit, do të
jetë gjithnjë e vlefshme, ftesa për të qënë anëtar ‘ad honorem’ i Levizjes më të lëvizur në vend.
Ndërkaq S.B është përgjigjur se ftesat e shumta në adresë të tij e kanë lënë pa fjalë: nga “Shoqata e Qytarëve Dixhitalë” apo ajo e notarëve në stil not qeni, tek ajo e “Partisë dixhitale” me moton ‘ jemi gjithandej po puna jonë nuk duket“As puna jinë nuk duket!” këmbëngulën zonja M.K dhe bashkëshorti, me dëshirën që S.B të jetë blerje e tyre.

Portali,Ajo Gruaja:

Zonja, dhe zonjusha por edhe zotërinj e djelmosha kanë thënë tyren, për sondazhin tonë me pyetjen thelbësore “A duhet të largohej S.B?!”
Vajzat dhe zonjat kanë qënë ato me pjesëmarrje fantastike në këtë ekuacion, ku përgjigjja thuajse unanime ka qënë “Politikës i duhet një burrë që dëgjon Celine Dion dhe Amy Winehouse”.
Nuk mund mos kërkonim mendimin e protagonistit S.B në lidhje me këtë, e përgjigjja e tij ish’ hashtagu #backtoblack

Kuaj&Motorë:

Ca kuaj e ca motorë më pak në PD miq. Këndvështrimi ynë është ca lojcak e mendimet e protagonistëve i morëm përmes lojës “Thuaje me kalë”. Teksa L.B i trishtë duket se në mungesë të kuajve e gomerëve (metaforikë) i bie samarëve, E.R ecën para me karvanin e kuajve ndonëse qentë lehin ndërsa S.B u shpreh se kjo histori ka vec zvarranikë si gjarpri që rrinë në gji.

Showbiz&Kulturë:

Ditën e përjashtimit të S.B, KM E.R kish kombinuar corapet me orën e dorës, ndërsa L.B kish një çorape ndryshe, njëndryshe.


TË NGJASHME