HomeShowbiz

“Ne flasim për çdo gjë”, e dashura e Brooklyn Beckham rrëfehet

Hana Cross, e dashura e Brookyn Beckham, ka treguar hapur se ka krijuar një lidhje të ngushtë edhe me familjen e tij. Ajo është shfaqur në çdo darkë apo festë të familjes Beckham. Madje duket se me Victorian marrëdhënia e saj është perfekte. Hana është shfaqur në kopertinën e revistës “Tatler”, ku ka rrëfyer se si është raporti i saj me Victoria Beckham.

“Ne flasim për çdo gjë. Ajo po më ndihmon për veshjet e mia në ‘Coachella’”, ka zbuluar Hana. Pak javë më parë në nediat rozë thuhej se Victoria e pëlqen shumë modelen e njohur dhe e ka aprovuar lidhjen e djalit të saj me të. Hana dhe Brooklyn, e nisën lidhjen e tyre në nëntor të vitit të kaluar dhe u shfaqën për herë të parë publikisht në Londër. Që nga ajo kohë lidhja e tyre është forcuar akoma dhe më shumë, madje ata nuk ngurrojnë ta shprehin dashurinë edhe në rrjete sociale.


TË NGJASHME