HomePolitikë

Në fundjavë hiqet kufiri/ Nënshkruhet marrëveshje e re mes Shqipërisë dhe Kosovës

Është mbajtur ditën e sotme takimi i dytë ndërqeveritar mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku janë nënshkruar 19 marrëveshje në total mes dy shteteve. Ndër të tjera u vendos që të hiqet kufiri çdo fundjavë dhe në festat kombëtare deri më 30 shtator.

“Kryeministri është dakord me mua që në këtë sezon është e palejueshme dhe e pajustifikueshme që të kemi më probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet apo vitet e tjera dhe radhë të pafundme për shkak të kontrolleve një për një të makinave që vijnë drejt Shqipërisë”, tha Edi Rama.

Xhelal Zvecla ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, shpjegoi zbatimin e kësaj marrëveshje.

Sipas shifrave zyrtare të INSTAT,  gjatë vitin 2021, hynë nga Kosova për në Shqipëri 2.6 milion persona.


TË NGJASHME