HomeRajon

Në Itali bie borë edhe në kulmin e verës

I nxehti pervelues i ketyre diteve nuk i pengon reshjet e bores ne Itali. Fenomeni i pazakontë i natyrës ka ndodhur në Itali në kulmin e të nxehtit dhe mesin e verës ka rënë dëborë.

Bora ka rënë në zonën e Dolomitit dhe Marmoladas, në lartësinë 3300 metra mbi nivelin e detit.

Meterologët shpjegojnë se këto ngjarje janë të lidhura me paqëndrueshmërinë që del nga kontrastet midis ajrit të freskët të Atlantikut dhe ajrit të ngrohtë të pranishëm në territorin italian, rezultatet e të cilit mund të duken të dukshme dhe të habitshme në të njëjtën kohë./lajmifundit.al


TË NGJASHME