HomeSport

“Ne jemi kampionët”, legjenda e Partizanit karikon lojtarët para derbit

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet të premte më 13 dhjetor, me ekipet që dukshëm e kanë mendjen të ndeshja e “jetës”. Kjo javë ka nisur vrullshëm, me ish lojtarët bapo drejtuesit e dy klubeve që kanë lëshuar deklaratat e para të “dashurisë”. Një gjë të tillë ka bërë dhe Edmond Dosti, ish Legjenda e klubit të Partizanit. Në një postim ai ka ngritur moralin e djemve të Lerdës, duke theksuar se derbi nuk luhet, por fitohet.

“Te premten luajmë një ndeshje deçizive për ecurinë e Kampionatit kundër Tiranës është një kundërshtar i perjetshem qe ka shume problem per momentin,por nuk duhet nenvlesuar, por ne jemi në kushtet që mund t’i mposhtim. Nëse jemi të përqendruar dhe të bindur për sukses, atëherë do t’ia dalim. Unë mendoj se djemtë janë gati për të përballuar ndeshjen e derbit dhe besoj shumë te fitorja. Ne ( ish pjestar te klubit dhe tifozat ) po mundohemi t’i transmetojmë skuadrës besim dhe ta rritim nga ana mentale e psikologjike. Ka shumë rëndësi që në fushë të zbresim me bindjen se mund ta mposhtim kundërshtarin,sepse ne jemi Kampionet ne jemi nje Familie e madhe me emrin Partizan. Suksese dhe me nje fitore. !Derbi nuk është një ndeshje për t’u luajtur, por për t’u fituar. Ne jemi Kampionet”, mbyll postimin ish lojtari i “Demave”, Edmond Dosti.


TË NGJASHME