HomeLajmi i Fundit

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 43-vjeçari nga Kurbini

policia

Fred Gjonaj 43 vjeç, është arrestuar pasditen e sotme nga Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Interpol Tirana. Gjonaj, banues në Kurbin u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, rezulton i dënuar me 11 vite burgim.

”Organizatë kriminale”, “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje”, ishin akuzat për të cilat, Gjykata e Forlit në Itali e dënoi në vitin 2005 me 11 vite e 3 muaj heqje lirie.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.