HomeSociale

Në kërkim nga Interpoli, kapet në Muriqan 44 vjeçari

Një 44-vjeçar nga Vlora në kërkim nga Interpoli është vënë në prangat e policisë shqiptare. Elton Isufi icili përdorte dhe emrin Mateo Meto është ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit, ndërsa kthehej nga Brukseli për në Vlorë.

“Pas intervistimit të hollësishëm nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Sektorit për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Shkodër rezultoi se shtetasi Elton Isufi alias Mateo Meto, 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po kthehej nga Brukseli për në Vlorë, ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Bari, në vitin 2014 e ka dënuar me 11 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve” parashikuar nga Kodi Penal Italian”, njofton policia.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.


TË NGJASHME