HomeSociale

Në kërkim për përndjekje, arrestohet i riu

Një i ri në kërkim për përndjekje është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Malësinë e Madhe. Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin B.R. vjeç 34, banues në Koplik për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

“Gjykata e Apelit Tiranë me vendim datë 25.04.2019 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprën penale ” Përndjekja” parashikuar nga neni 121/a/2 i Kodit Penal”-njofton policia.

NJOFTIMI 

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas një pune të mirëorganizuar bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin në kërkim B.R. vjeç 34, banues në Koplik për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendim datë 25.04.2019 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprën penale ” Përndjekja” parashikuar nga neni 121/a/2 i Kodit Penal.

Ky shtetas iu dorëzua forcave policore të D.V.P. Tiranë për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME