HomePolitikë

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 35-vjeçari

Policia ka arrestuar një 35-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge e kanosje. Në pranga ka rënë shtetasi B.S, banues në Levan, Fier.

Arrestimi përkohësisht i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesmarrje në organizate kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes” të parashikuara nga Kodi Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME