HomeSport

Në luftë për mbijetesë, Milani më i dobët i 78 viteve të fundit

Pas 78 vitesh, Milan është në situatën më të keqe të mundshme. Në ndeshjen e fundit ndaj Lazio, kuqezinjtë u mposhtën në shtëpi me rezultatin 2-1, gjë kjo që nuk ndodhte që prej 30 vitesh. Pas 11 javëve kampionat, Milan numëron vetëm 13 pikë.

Përveç rezultateve të dobëta deri tani dy ndeshjet e ardhshme të ‘djallit’, janë kundër Napolit dhe Juventus, dy ekipe që kërkojnë pikë me ngulm.

Edhe ndryshimi i trajnerit nuk ka ndikuar akoma pozitivisht në rezultatet e ekipit. Ikja e Giampaolo dhe ardhja e Pioli nuk e ka ndryshuar mënyrën e lojës apo ecurinë e ekipit.

“Kura” e Piolit nuk po jep oksigjen dhe rastet për shënim ende janë me pikatore. Gabime në fazën defensive, skuadër me një organizim të dobët, tregojnë që rruga që duhet të bëjë Milani është e madhe dhe me shumë vështirësi.

Pioli po mundohet të sjellë oksigjenin te Milani dhe ta ringjallë skuadrën në këto momente të vështira që po kalon, por ende duket diçka shumë e vështirë.


TË NGJASHME