HomePolitikë

“Në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të lirisë, në mbrojtje të atdheut tonë të dashur Shqipëri”, Neritan Liçaj hap manifestimin

Ka qenë pikërisht aktori i mirënjohur Neritan Liçaj, ai që bëri hapjen e tubimit të madh të thirrur nga presidenti Ilir Meta. Sipas Liçajt, ky është tubimi më i madh në mbrojtje të Kushtetutës, atdheut dhe lirisë. Ky manifestim është fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri, u shpreh aktori.

“Në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të lirisë, në mbrojtje të atdheut tonë të dashur Shqipëri. Ky manifestim madhështor është fronti më i madh kuq e zi kundër grushtit të shtetit dhe rrëzimit të institucioneve në Shqipëri”, tha Liçaj duke ia lënë më pas fjalën një personalitet të së drejtës, profesorit Ledi Bianku.


TË NGJASHME