HomeShowbiz

Në një lidhje apo jo? Modelja italiane tregon të vërtetën për Can Yaman

Aktori me origjinë shqiptare Can Yaman dhe aktorja Demet Ozdemir janë dy personazhe për të cilat mediat rozë kanë shkruar pafund.

Para pak kohësh në mediat e huaja qarkulloi lajmi se dy aktorët janë në një lidhje me njëri-tjetrin.Edhe pse Can dhe Demet e mohuan të kishin një romancë dashurie mes tyre, mediat shkruanin ende duke publikuar foto të ndryshme nga pushimet e tyre.

Thuhet se historia e tyre e dashurisë ka nisur gjatë xhirimeve për serialin ““Erkenci Ku?” dhe disa herë ata janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit.

Ata u panë mjaft të afërt në ditëlindjen e një mikeshe të përbashkët, megjithatë mohuan kategorikisht lajmet për një lidhje të mundshme.

Por pavarësisht deklaratës së tyre, mediat turke vazhduan të shfaqnin fakte që tregonin se aktorët janë në një lidhje.

Megjithatë të gjitha këto fjalë i ka hedhur poshtë një herë e mirë një modele italiane.

Gjatë një vizite që Can ka bërë në Itali, ka takuar një modele italiane, e cila ka treguar të vërtetën e lidhjes së aktorëve.

Ajo ka treguar se Can i ka treguar vetë se nuk është në një lidhje me Demet.

“Ne u takuam gjatë pushimeve dhe kaluam mjaft mirë me njëri-tjetrin. Can më ftoi edhe në Stamboll. Ai dhe Demet nuk janë në një lidhje, ai ma tha vetë këtë”, është shprehur modelja italiane.


TË NGJASHME