HomeShowbiz

Në një lidhje me Era Istrefin, Julian Perreta u jep fund të gjitha thashethemeve

Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë flitet se ata janë bashkë dhe jo rrallë herë i kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kanë dalë zëra se mes Erës dhe Julian Perrettas ka diçka më shumë se shoqëri.

Për t’u rritur akoma më shumë dyshimet ata i lënë komente romantike njëri-tjetrit në rrjetet sociale e për më tepër ishin me pushime bashkë në Mykonos.

Këto kohë Era ka nisur punën për këngën e re, e bashkupunëtor në këtë projekt është edhe Julian Perretta i cili ka ndarë një video nga studio muzikore, ku shfaqet pranë këngëtares dhe e quan motër, duke mbyllur thashethemet për lidhje.

“Ata nuk e kanë idenë sa i madh do të jetë ky projekt motër”, ka shkruar Julian Perretta.

smsg.jpg

TË NGJASHME