HomeShowbiz

Në një lidhje të re? Aktorja e famshme turke, kapet mat me DJ e njohur

Një vit më parë aktorja shumë e njohur për publikun shqiptar nga roli i “Bihterit”, Beren Saat u divorcua nga bashkëshorti i saj muzikant Kenan Dogulu.  Aktorja turke Beren Saat, e njohur , i dha fund disa muaj më parë martesës së saj 5-vjeçare.
Megjithëse preferuan të mos flisnin në lidhje me lajmet e ndarjes së tyre, u mësua se çifti nuk jetonin më bashkë dhe të gjithë ishin kuriozë për arsyen e ndarjes së tyre. Ndarja nuk ka qenë e lehtë për Bihterin dhe për një kohë të gjatë ajo ishte në qendër të vëmendjes së mediave turke.


Pak kohë më parë u zbulua se Kenan e tradhtoi bashkëshorten e tij dhe u tha se kjo ishte arsyeja e vërtetë e e ndarjes.


Megjithatë Beren duket se e ka lënë pas ata periudhë dhe vetëm 1 vit pas ndarjes, ajo ka gjetur ngushëllim në krahët e dikujt tjetër.
Së fundmi në mediat turke ka qarkulluar një foto e saj me DJ e njohur Maga dhe kur u pyet lidhur me të, aktorja pranoi se ishte ajo në foto.


Ata shfaqeshin duke u argëtuar në një club nate dhe nuk dihet ende çfarë fshihet pas fotos.


TË NGJASHME