HomeShowbiz

Në një rrëfim ndryshe, Gjiko flet për eksperiencën si baba

Elita Rudi dhe Gjiko janë një ndër çiftet më të dashur të publikut shqiptar. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në shtatorin e vitit të kaluar, ndërsa vetëm disa muaj më parë ata u bënë prindër për herë të parë.

Së fundmi në një intervistë për emisionin “Nd’rrimi i natës” Gjiko e përshkroi jetën e re si baba si shumë të lodhshme, por të mbushur me lumturi. Sipas tij, Zëri duket se ngjan më shumë me Elitën, megjithatë nuk mundet të flasë me shumë siguri, sepse është ende i vogël.

Gjiko ka treguar se pas lindjes së djalit është bërë më i ndjeshëm, por nuk e ka kufizuar veten të bëjë gjërat që dëshiron vetëm pse është baba. Më pas gjatë rubrikës “Haje ose thuaje”, reperi i ka habitur të gjithë kur ka treguar se Elita ka qenë e dashura e tij e parë.

Kur u pyet se cila ka qenë e dashura e tij para bashkëshortes Gjiko është shprehur: “Elita është femra ime e parë”. Më pas ai tha se ka pasur eksperienca të tjera, por se nuk mund t’i tregonte në televizion.


TË NGJASHME