HomeShowbiz

Në një rrëfim ndryshe, Vin Veli flet për raportin e ngushtë me djalin

Ditën e sotme DJ i njohur Vin Veli ishte i ftuar special në emisionin “Trokit” në “In TV”, teksa ka zbuluar detaje të shumta nga karriera dhe jeta e tij private.

Ai ka rrëfyer se ka një lidhje shumë të ngushtë me djalin e tij Arborin dhe se takohet shpesh me të. Tashmë që Arbori është më i rritur, DJ ka treguar se e ka më të lehtë për ta kontrolluar dhe kujdesur, sepse nuk i duhet t’i rrijë pas në çdo moment.

Ndërsa ka folur për jetën personale, ai tha me shaka se është e vështirë të dalësh nëpër qytet edhe me një vajzë që e ke kushërirë, sepse në media përflitet menjëherë për histori dashurie.

Kujtojmë se më herët DJ ka pasur një marrëdhënie disavjeçare me Bora Zemanin, me të cilën ka edhe djalin, por në vitin 2017-të ata vendosën t’i japin fund gjithçkaje.


TË NGJASHME