HomeShowbiz

Në prag të martesës, modelja dhe boksieri shqiptar i japin fund lidhjes shumë vjeçare

Boksieri Robin Krasniqi dhe modelja Heidi Lushtaku kanë disa vite që shijojnë historinë e dashurisë. 

Ata ndanin në rrjete sociale fotot ku i shprehnin dashurinë njëri-tjetrit.

Madje ishte raportuar se boksieri dhe modelja donin ta çonin dashurinë në një tjetër nivel duke e kurorëzuar në martesë.

Por kjo mbeti një ëndërr e parealizuar për çiftin, pasi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Në rrjetet e tyre sociale dhe zyrtare nuk ka asnjë foto të tyre së bashku. Madje nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë thjesht për një krizë apo për një ndarje përfundimtare.

Ende nuk ka një reagim nga modelja dhe boksieri në lidhje me lajmet.


TË NGJASHME