HomeShowbiz

Në pritje të ëmbël, deklarata emocionuese e Fatmës për të birin

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fatma Methasani, është tashmë në muajin e 6 të shtatzanisë. Ajo dhe Alfio do të bëhen për herë të parë prindër të një djali.

Së fundmi Fatma në një intervistë me “Një ditë me Dojnën” ajo është shprehur për ndjesitë e shtatzanisë dhe çfarë do t’i mësojë të birit kur të rritet.

Ajo u shpreh se dëshiron që djali i saj të gjejë një vajzë që t’i shkëlqejnë sytë kur të flasë për të siç asaj i shkëlqejnë kur sheh dhe flet për Alfion.

“Që të jem realiste do i thosha: ‘E sheh si i shkëlqejnë mamit sytë kur flet për babin tënd. Qëllimi i jetës tënde do të jetë që të gjesh dhe ti një vajzë që t’i shkëlqejnë kështu sytë kur të flasë për ty’”, është shprehur Fatma.


TË NGJASHME