HomeSociale

Në protestë edhe biznesi i vogël, nesër ulen qepenat nga ora 08.00 deri në 16.00

Pa u zgjidhur ende situata me studentët, të cilët protestojnë në rrugë prej 2 javësh, qeverisë do t’i duhet të përballet nesër me një tjetër tubim kundër politikave të saj, këtë herë në fushën e ekonomisë.

Janë bizneset e vogla, ato që kanë paralajmëruar një protestë nesër. Vendimi është marrë nga Shoqata e Biznesit të Vogël, e cila bën thirrje për uljen e qepenave nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Sipas biznesit të vogël 4 janë arsyet e protestës:

1-Rritja e pragut të TVSH-së për Biznesin e Vogël dhe të Mesëm nga 2 milionë lekë që është sot, në minimalisht 12 milionë lekë.

2-Ulja e çmimit të energjisë elektrike të vlerës aktuale që është sot.

3-Ulja e çmimit të karburantit me 40 lekë për litër.

4-Ndalja e projektit korruptiv për zëvendësimin e kasave fiskale.

Duke bërë thirrje që të gjitha familjet të mbështesin protestën, shoqata sqaron pozicionin duke thënë se mbështetin kauzën e drejtë dhe legjitime të studentëve, por “revolta” e tyre nuk ka lidhje me ta.


TË NGJASHME