HomeLifestyle

Ne punojmë me orë të zgjatura, por me pushimet s’jemi keq

Sot është 1 Maji, një ditë simbolike për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve në mbarë botën. Në Shqipëri prej vitesh e ka humbur simbolikën dhe është kthyer në një ditë pushimi, kryesisht për punonjësit e administratës shtetërore, ndërsa në sektorin privat jo të gjithë e bëjnë pushim.

Nga festat e Vitit të Ri deri tek Dita e Flamurit dhe lejet vjetore shqiptarët kanë 32 ditë pushimi të paguara. Sipas Kodit të Punës në Shqipëri janë 20 ditë pune leje vjetore, apo 28 ditë kalendarike. Ndërsa festa zyrtare numërohen 12. Ditët kur festat zyrtare përkojnë të dielën, e hëna është ditë pushimi. Në përgjithësi kompanitë e mëdha private i respektojnë ditët e pushimit, sikurse dhe administrata publike. Megjithatë në Shqipëri bizneset private nuk e respektojnë tërësisht kodin e punës dhe jo të gjithë punonjësit e marrin të plotë lejen vjetore prej 20 ditësh (kryesisht jepen dy javë), ndërsa shumë prej tyre detyrohen të dalin në punë edhe gjatë fundjavës. Në ditët e festave dhe të pushimit punojnë dhe të vetëpunësuarit, që përbëjnë rreth një të tretën e totalit të të punësuarve në sektorin privat.

 

Jo më kot vendi ynë rezulton që ka orë shumë më të gjata pune sesa mesatarja e vendeve të zhvilluara. Sipas INSTAT, që i referohet vitit 2017, në Shqipëri punohet mesatarisht 2,173 orë në vit, ose rreth 42 orë pune në javë. Ndërsa mesatarja e vendeve të zhvilluara të OECD është 1764 orë. Në krahasim me mesataren, të punësuarit me pagë në Shqipëri punojnë rreth 409 orë më shumë/panorama.com.al


TË NGJASHME