HomeLajme

Në shqip dhe greqisht, rivendosen tabelat në Finiq

ARRSH ka zëvendësuar ditën e sotme tabelat orinetuese në aksin Gjirokastër dhe në Finiq, të hequra fundjavën e kaluar pasi shqipja ishte vendosur si gjuhë e dytë.

E pranishme ishte edhe drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato e cila tha se tabelat e reja të vendosura në 33 pika, plotësojnë standardet e Kodit Rrugor të Shqipërisë dhe specifikimet për rrugët nacionale ku ka zona të minoritetit.

Tabelat që po zëvendësohen janë tabela që plotësojnë të gjitha standardet e përcaktuara nga ana e kodit rrugor dhe specifikimet teknike të përcaktuara posaçërisht në rrugë nacionale aty ku ka edhe zona të minoriteteve të ndryshme. Heqja e tabelave të mëparshme i shërbente sigurisë rrugore.“, tha Qato.


TË NGJASHME