HomeLajmi i Fundit

Në shtëpi për kontroll, ja çfarë iu zbulon dy të rinjve policia

Policia e Durrësit në vijim të kontrolleve në banesa dhe në territor për drogë, ka goditur dy raste të mbajtjes së lëndëve narkotike në banesa. Sekuestrohen rreth 5 kg lëndë narkotike kanabis.

Arrestohet në flagrancë njëri prej poseduesve të lëndës narkotike, ndërsa poseduesi tjetër shpallet në kërkim. Gjatë kontrolleve, kapen dhe ndalohen edhe dy shtetas të shpallur në kërkim, për vepra penale te ndryshme.

NJOFTIMI

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve si për kapjen e personave të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë vijuar kontrollet e pandërprera të territorit dhe në banesa ku mund të fshiheshin persona të shpallur në kërkim, apo mund të kishte lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve nga Policia e Krujës është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi A. D., 45 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 1.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi L. D., 20 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë dhe vijon puna për kapjen e tij, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 3.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Po gjatë kontrolleve, Policia e Krujës bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë ekzekutimin e vendimit penal të vitit 2019 për shtetasin K. H., 48 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Xh.Ç., 37 vjeç, banues në lagjen Nr 17 Durrës, i shpallur në kërkim për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” “Falsifikim formularësh” e ” Kallëzim i rremë”

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vazhdim për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.