HomeShowbiz

Në shtëpinë e Ajolës dhe Erionit ka festë, Kajan bëhet 1-muajsh

Kanë kaluar plot 30 ditë që kur Kajan erdhi në jetë për t’i plotësuar tërësisht prindërit e tij të njohur Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj!

Dhe siç është kthyer tashmë në një traditë, për më të vegjëlit e familjes nuk festohen vetëm ditëlindjet si 1 vjetori, 2 vjetori, por, sidomos ai i muajit të parë të jetës është më i bukuri dhe më domethënësi, njëherësh. Ndaj, ata kanë vendosur që ta shijojnë në mënyrën e tyre dhe me një simbol ëmbëlsie siç është torta në këtë rast.

Sipas Tiranapost, një tortë e madhe, e bardhë e zbukuruar me ëngjëj prej kremi sheqeri ishte zgjedhja e mami Ajolës dhe babi Erionit për të festuar në mënyrë speciale këtë ditë po kaq speciale për ta siç është 1 mujori i jetës së të voglit Kajan!


TË NGJASHME