HomeShowbiz

Në shtëpinë e Orindës dhe Turit

Për dy njerëz në karrierë si ata, e sidomos në rastin kur televizioni është angazhimi parësor, orët e lira në shtëpi janë bekim! Sepse është e vetmja hapësirë kur ata mund t’i dedikohen më shumë njëri-tjetrit! Edhe pse punojnë në të njëjtin televizion, dhe ndajnë një ambient të përbashkët pune, për Orinda Hutën dhe Turjan Hyskon, sërish mbrëmjet bashkë, në shtëpi, pranë oxhakut  janë gjithçka shijojnë në këtë stinë të vitit.

Mbrëmjen e djeshme, Ori dhe Turi pasi janë mbledhur në shtëpi, kanë vendosur që të ndezin oxhakun, ndërsa këtë atmosferë vërtet romantike e kanë shijuar edhe me një gotë verë të kuqe. Ka qenë vetë, Orinda, ajo që ka postuar foton e veçantë nga mbrëmjet bashkë me bashkëshortin, ndërsa ka shkruar në të: “I vumë flakën edhe për këtë vit…Dimër të mbarë”!


TË NGJASHME