HomeLajmi i Fundit

“Ne si do ja bëjmë?!”/ Rama poston numrin e viktimave rekord në Itali

Edi-Rama

Me një postim në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka treguar numrin e viktimave rekord në Itali brenda 24 orëve të fundit.

Në Lombardi ku Italia ka një sistem spitalor që është në majën e Europës, nëntë në dhjetë vdekje ndodhin në shtëpi, shkruan Rama, dhe pse?!

Sepse masat shtrënguese u morën vonë, njerëzit u tallën me masat në emër të lirisë për xhiro, për sullaco e për festa dhe armiku u vajti të tërëve nëpër shtëpi!

“Tani si do i’a bëjmë?! Do vrasim njëri-tjetrin dhe do rrimë duke numëruar me qindra të vdekur e mosozot mijëra? apo do rezistojmë dhe do shpëtojmë njëri – tjetrin?!”

Postimi i plotë:

O njerëz!

Në Itali sot kishte 627 të vdekur

Gjashtëqind e njëzetë e shtatë!!! vetëm sot!!! 24 orë 627 të vdekur!!!

Në Lombardi ku Italia ka një sistem spitalor që është në majën e Europës, nëntë në dhjetë vdekje ndodhin në shtëpi!!!

Pse???

Sepse masat shtrënguese u morën vonë, njerëzit u tallën me masat në emër të lirisë për xhiro, për sullaco e për festa dhe armiku u vajti të tërëve nëpër shtëpi!

Numri i të sëmurëve e kaloi me galop numrin e shtretërve dhe ja si ka ardhur puna!!!

Tani si do i’a bëjmë?! Do vrasim njëri-tjetrin dhe do rrimë duke numëruar me qindra të vdekur e mosozot mijëra? apo do rezistojmë dhe do shpëtojmë njëri – tjetrin?!

Po njerëzit kanë ndenjur 30 vjet në burg apo 30 ditë në grevë urie dhe nuk kanë vdekur, e pse duhet të vdesin sot duke ndenjur në shtëpi pa dalë xhiro apo duke ndenjur në radhë pak më gjatë, pa u ngjitur me njëri-tjetrin?!

M.H/ Gotanews