HomePolitikë

Në “sitën” e vettingut edhe kandidati për Kryeprokuror

I vetëm, pa praninë e një avokati, kandidati për Kryeprokuror, Olsian Çela ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese e Komisionit e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici ka kryer një hetim të thelluar për të 3 kriteret, pasuria, integriteti dhe ana profesionale

KPK thotë se nga vlerësimet e  ILDKPKI është konstatuar se Olsian Çela nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ka fshehje të pasurisë.

Olsian Çela është prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda


TË NGJASHME