HomeSport

Në Spanjë e quajnë të kryer, Rodriguez lojtar i Napolit

James Rodriguez, vazhdon të përflitet si transferimi i madh i Napolit në këtë merkato. Edhe pse tratativat vazhdojnë prej javësh, ende nuk ka diçka zyrtare, por në Spanjë, tashmë kjo konsiderohet si një çështje e mbyllur. Sipas mediave spanjolle, transferimi i Rodriguez te Napoli është thjesht çështje ditësh. Futbollisti kolumbian, është në qendër të projektit të Carlo Ancelotti dhe të dy kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Gjatë kohës që Ancelotti ka drejtuar Real Madrid, Rodriguez ka zhvilluar një sezon fantastik, duke shënuar edhe 17 gola në 46 ndeshje.

Falë insistimit të teknikut italian, drejtuesit e Napolit po bëjnë ç’është e mundur për të arritur një akord me klubin madrilen. Palët kanë rënë dakord mbi formulën e huazimit me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit. Edhe James Rodriguez ka pranuar detajet e kontratës me Napolin, por nënkampionët e Serie A kërkojnë të ulin më shumë çmimin e vendosur nga Real Madrid, që është 42 milion euro.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat spanjolle, distanca mes dy klubeve është reduktuar ndjeshëm dhe shumë shpejt do të arrihet marrëveshja që do të transferojë James Rodriguez në kampionatin italian.


TË NGJASHME