HomeShowbiz

‘Në supin tim përjetë’, Bora Zemani bën tatuazh për personin më të veçantë

Moderatorja Bora Zemani ka ditur si ta lumturojë babain e saj duke i bërë surprizën më të bukur.

Duke qenë se ai kishte mbajtur për 30 vite mbi sup gradën e kolonelit, pasi punonte si oficer i Forcave të Armatosura në Shqipëri, Bora ka vendosur të bëjë tatuazh mbi sup gradën e tij.

“Surpriza ime per babin! Grada e Kolonelit! (grada e fundit qe ai mbajti, ne gati 30 vite pune si oficer aktiv i Forcave te Armatosura Shqiptare). Tani do te jete ne supin tim perjete ??. Nje tatuazh i vogel, me kuptim te madh per mua!
Te dua ba’! Jam me fat qe te kam e ndihem krenare qe jam bija jote!! Shpirt i bukur! ?? .
Ps: surprizen nuk e priti dhe aq mire. Ne fillim u tremb nga tatuazhi i kuq, nga tortura qe i kisha bere vetes e qe kushedi kur sherohej ajo plage e madhe gjithe gjak ?. Pastaj kuptoi qe ishte tatto me ngjyre te kuqe dhe me ne fund, shijoi surprizen”- shkruan Bora krahas fotove me të atin.

Mesa duket, ajo ka një lidhje të veçantë me babain e saj dhe ka gjetur mënyrën më të bukur për ta kujtuar përjetë të atin.


TË NGJASHME