Në Tiranë, lind fëmija me këmishë

Një “mrekulli” mund të quhet ajo që ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni”
I lindur me këmishë nuk është vetëm një shprehje për të treguar fatin, por një fenomen që ndonëse i rrallë është real për disa bebe.
Një prej tyre është edhe fëmija i lindur në Tiranë.
Foton e ka ndarë në facebook mjekja e këtij materniteti Anika Dokle. Fëmijët e quajtur si të lindur me këmishë gjenden brenda qeskës amniotike.
Ky është një fenomen që ndodh 1 në 80 mijë lindje/newsbomb.al