HomeShowbiz

“Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar”, Bebe Rexha premton ndërtimin e dy shtëpive

Bebe Rexha këngëtarja me origjinë shqiptare, ka vizituar vendin pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Aktualisht, ajo gjendet në fshatin Bubq, ku po viziton nga afër familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.

Në një mesazh për media, këngëtarja me origjinë shqiptare ka deklaruar se në venat e saj rrjedh gjak shqiptar dhe se nuk do të harrojë kurrë nga vjen, ndërsa ka theksuar se do të kontribuojë në ndërtimin e dy banesave të shkatërruar nga tërmeti.

“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët”, tha ndër të tjera këngëtarja me origjinë shqiptare.


TË NGJASHME