HomePolitikë

Vendimi për negociatat/ Reagon Hahn, Juncker dhe Tusk

Pas diskutimeve maratonë dy ditore në Bruksel për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE, ku si përfundim nuk është arritur unanimiteti për t’i thënë “Po” këtyre vendeve, kanë reaguar edhe krerët më të lartë evropian.

Pas vendimit Kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar në një konferencë për shtyp

Ashtu si Kancelarja Angela Merkel, edhe Donald Tusk është shprehur se BE do t’i kthehet kësaj çështjeje në maj, kur pritet të mbahet Samiti i Zagrebit. Më tej, ai ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë asnjë faj, pasi kanë bërë gjithçka që iu ishte kërkuar.

“Do t’i rikthehemi kësaj çështje në maj. Nuk e kanë fajin Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut lidhur me këtë, të dyja kanë bërë gjithçka i ishte kërkuar të bëjnë. Mbrëmë liderët diskutuan zgjerimit. Shumica dërrmuese donte që të hapeshin bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë., Por nuk pati unanimitet. Prandaj unioni do t’i rikthehet çështjes. Të dy vendet bënë atë që iu kërkua të bënin. Të dy shtetet kishin të drejtën të nisnin bisedimet. Ata ishin gati, por fatkeqësisht disa shtete brena unionit nuk ishin gati. Për mendimin tim ishte gabim. Mesazhi im për shqiptarët dhe maqedonasit është: Ju lutem mos u dorëzoni. Nuk kam asnjë dyshim që një ditë do të bëheni pjesëtarë të BE”. tha Tusk.

Ndërkohë presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, tha se vendimi negativ për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veirut dhe Shqipërinë ishte një gabim historik.
“Pata thënë në fillim të mandatit tim se nuk do të kishte zgjerim gjatë këtij mandati. Por çështja këtë herë nuk ishte kjo, çështja ishte nëse ato ishin apo jo kandidatë në nivelin e duhur për të na lejuar që nisnin bisedimet. Unë mendoj që ishte një gabim historik”, u shpreh Juncker në atë që ishte edhe fjalimi i fundit për të në këtë pozicion.

Komisionieri Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Bisedimet për Zgjerim, Johannes Hahn, me anë të një postimi nëTëitter shkruan se shkak për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me BE-në nuk është e dy vendeve.

”Dhe që të jetë e qartë: Përgjegjësia për këtë dështim nuk është e Shqipërise dhe Maqedonise se Veriut, qe me te drejte shpresuan per nje vendin pozitiv. Ata e bene punen e tyre! Ishte BE qe nuk mbajti premtimin per shkak te problemeve te brendshme. Kjo gje e demton besueshmerine e BE jo vetem ne Ballkanin Perendimor, por edhe pertej!”


TË NGJASHME