HomePolitikë

Negociatat/ Basha flet për Euroactiv

Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se vendimi i Këshillit Europian, për negociatat, nuk është ai që dëshironim.

Për “Euroactiv”, Basha theksoi se tani e rëndësishme është fokusimi tek kryerja e detyrave.

Sipas Bashës, Shqipëria e ka potencialin për të përmbushur kushtet e shtruara nga Gjermania, ndërsa shtoi se tashmë vendi ka nevojë për një lidership që t’i plotësojë kushtet e vendosura nga Bundestagu.

Vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim. Tani e gjithë energjia dhe fokusi ynë duhet të jetë tek kryerja e detyrave të shtëpisë.  Gjermania ka shtruar 9 kushte që përbëjnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ne duhet gjithashtu të luftojmë me efektivitet krimin dhe korrupsionin dhe të krijojmë mundësi për qytetarët tanë, që do të ndihmojë për të reduktuar emigracionin. Unë kam besim se vendi im e ka potencialin për të përmbushur këto kritere. Tani kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë”, tha Basha për “Euroactiv”.


TË NGJASHME