Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Negociatat/ Basha mesazh për Ramën

Kryetari i PD Lulzim Basha ka zbardhur sot diskutimet dhe se me çfarë është përballur sipas tij kur opozita kërkonte hapjen e negociatave tek skeptikët, nga ku ka dërguar edhe një mesazh për kryeministrin Rama.

“Dua te tregoj sot se cfarë rezistence dhe pozicioni absurd jemi gjendur si opozite teksa kërkonim hapjen e negociatave, e kërkonim si instrument shtesë për të kontrolluar e bërë preison mbi një qeveri që ka dalë mbi kushtetutën, ka kapur te gjitha pushtetet e dhunon të drejtat e liritë e njerëzve, ka zhytur vendin në kaos, vetëm përmes angazhimit evroopian mund të hedhim bazat e një shteti evropian me mundësi për gjithë qytetarët për një jetë me te mire.

Ajo që dëgjonim nga ana tjetër ishte shkurajuese. Pse duhet ti hapim negociatat një vendi që nuk respekton kriteret minimale të Kopenhagenit, nuk mban zgjedhje të lira e të ndershme, kur politikane kapen në flagrance në bashkëpunim me krimin si Tahiri e Xhafaj,
proceset gjyqesore zvarriten, mazhoranca i mbron politikisht sic pamë në rastin e Tahirit. drejtësia merr vendime të ndikuara politikisht, si dosja 184, në vend të hetohej u mbajt peng e u dërgua në Diber per tu asgjesuar si ceshtje penale.

Si mund të hapen negociatat ne një vend që në vend të nisë lufta kundër korrupsionit, korrupsioni sanksionohet me ligj, si rasti PPP, vendi është bërë bazë për trafikun e drogave të forta, e prokuroria në vend të hetojë mbron e shaktërron provat si në rastin e Toyota Yaris.

Ka qenë insistimi i PD dhe i imi personalisht që ka hapur një tjetër hulli diskutimi edhe në mesin e më skeptikëve, qe si mund ta ndihmojmë më mirë Shqipërinë duke i thënë jo një vendi që kryeministri po e m,an peng, apo duke caktuar një udhërrëfyes përcdo fushë e ti hapet rruga vendit për anëtarësim. Ka triumfuar mbrëmë kjo përqasje kushte të qarta e të forta por në fund të fundit dritë në fund të tunelit”.

Sakaq, i ka drejtuar edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama “Tani është koha që ai ti kthejë mandatin qytetarëve dhe të vendosin ata se kush do të qeverise”

“Ashtu si e kam bërë të qartë, as unë as PD e as opozita nuk kanë qenë pengesat për dialogun politik për ti dhënë fund krizës, e përsëris për cdo shqiptar dhe e përsëris, PD dhe unë i kemi thënë po propozimit të partnerëve ndërkombëtare që më 9 qershor. Ai që ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës, angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhje e krizës është Rama se donte pushtetin lokal me proces monist antikushtetues. Ndaj ju lutem nëse ju lejon bëjani këtë pyetje, pse ka refuzuar ofertën e ndërkombëtareve për zgjidhjen e krizës, sepse nuk është as PD, as opozitë e as unë shkaktari dhe fajtoi për refuzimin e ofertës, ai është Rama”, tha Basha.

Më tej kreu i opozitës tha se: “Vendimi për moshapjen e negociatave deri në plotësimin e 9 kushteve dhe zgjidhjes së krizës politike është shumë më i mirë, se ai alternative, që do të ishte një JO dhe mbyllja e dyerve të Europës. Ai shtron para nesh përgjëgjsi të jashtëzakonshme, por po përballemi me dy sjellje. Kemi një përgjegjës si Edi Rama, për këtë gjendje që nuk e sheh elefantin në dhomë, nuk sheh malin e problemeve, duartroket dhe hap shampanjë. Është edhe opozita politike evendosur t’i japë vendit një plan konkret kombëtar për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë politike ekonomike, kushtetuese dhe përfaqssuese. Një paln që bën të mundur avancimin e projektit për Shqipërinë si gjithë Europa.

Dua ta them qartë se dështimi për të mos hapur negociatat edhe kësaj rradhe, përgjegjësia për këtë vendim është e Edi Ramës dhe e askujt tjetër, është dështim i tij personal dhe jo kombëtar. Është dështim i Edi Ramës, jo i Shqipërisë. Ky njeri është në pushtet prej 6 vitesh dhe, vitin e fundit, përveç kryeministër, ëhstë edhe ministër i jashtëm. Ky dështim ka vetëm vulën e tij dhe ai duhet të përballet me pasojat për këtë dështim. Na ka premtuar në mënyrë të përsëritur se do të hapë negociatat me Bashkimin Europian dhe siç duket qartë edhe me këtë premtim, si me çdo premtim, ka dështuar. Për fat të keq, ky është vetëm dështimi i fundit në kaosin dhe krizën që ka shkaktuar qeverisja e Edi Ramës. Ekonomia është e shkatërruar korrupsioni në nivele më të larta në 30 vite, dhe ne jemi larguar nga Europa, kushte që vijnë duke u shtuar çdo 6 muaj, nga 5 , u bënë 7 dhe tani 9 .

Na ka futur në marsh indietro dhe as nuk ka idenë si dilet prej kësaj situate. Është e qartë se atë që nuk arrin ta bëjë dot në mandate, nuk do të arrijë ta bëjë më kurrë. Port ë shohim rreth e qark, Mali i Zi dhe Serbia I kanë hapur negociatat, Maqedonia po e bën tani. Të gjithë janë në rrugën drejt Europës. E vetmja gjë që na ndan ne nga këto vende janë drejtuesit e vendit, është drejtuesi i qeverisë.

Nuk ka pse të jetë kështu. Shqipëria është një vend që nuk i mungon asgjë në raport me fqinjët tanë, një vend tek i cili duhet të kemi besim të plotë si shqiptarë dhe si si patriotë. Ky është vedi që me drejtimin e duhur u bë anëtar i NATO-s, realizoi lëvizjen e lirë pa viza dhe bëri hapa para me negociatat. Është një popull punëtor e i talentuar, i cili në kushte mundësish dhe lirie ia del të ndërtojë mrekullira. Nën udhëheqjen e duhur dhe me një plan konkret ne do t’I përmbushim kërkesat e Europës dhe do të lëvizim shpejt drejt anëtrësimit në BE. Tani është momenti qësiç e ka kuptuar çdo shqiptar, siç e ka kuptuar edh PS, edhe Edi Rama të kuptojë se është ai që e mban peng vendin. Se ky dështim është vetëm dështim I tij.

Ky është momenti t’u kthejë mandatin qytetarëve, që të vendosin qytetarët se kush do t’I qeverisë. Të vendosin qytetarët, nëse do t;I besojnë atij një mandat të tretë apo jo, apo do të mbështesin opozitën me alternativën e daljes nga kriza e thellë sociale, ekonomike dhe politike, alternativën e Shqipërisë si gjithë Europa, që është PD dhe opozita e Bahskuar. Për hir të qytetarvë shqiptarë, për hir të fëmijëve, të të rinjve dhe të moshuarve, është koha që një herë në jetën e tij Edi Rama të vendosë fatin e Shqiëprisë të parin dhe jo fatin e tij personal me të cilin ka mbajtur pneg Shqipërinë gjatë këtyre 6 viteve”, tha ai.

Related posts

Shqiptarët “skuqin” New Yorkun

Mila

Kush është shqiptari i arrestuar dje në Kapshticë, si tentoi të kalonte 705 kg marijuanë

Mila

Arta Bajrami në përgatitje të disa projekteve të reja

Mila
Na Kontaktoni!