HomePolitikë

Negociatat/ “BBC”: Të udhëhequra nga Franca, disa vende të BE bllokuan integrimin e Shqipërisë dhe M.V

“Një pjesë e vogël e vendeve anëtare, të udhëhequra nga Franca, bllokuan Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga fillimi i bisedimeve të anëtarësimit”, kështu shkruan gjigandi i lajmeve “BBC”, pas refuzimit të negociatave ditën e djeshme.

Ndërsa citon kreun e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, “BBC” shkruan se zyrtarë të lartë të BE reaguan me zemërim pas vendimit të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat.

Zyrtarë të lartë të BE kanë reaguar me zemërim pasi një pjesë e vogël e vendeve anëtare, të udhëhequra nga Franca, bllokuan Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga fillimi i bisedimeve të anëtarësimit.

Udhëheqësit e 28 shteteve kaluan orë të tëra në debat të nxehtë për këtë çështje, por nuk arritën të bien dakord, thanë diplomatët.

Dështimi erdhi përkundër një rekomandimi të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Shefi i komisionit Jean-Claude Juncker tha se ishte ‘një gabim i madh historik’.

‘Shpresoj se do të jetë vetëm i përkohshëm,’ tha ai.

Presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk i bëri jehonë ndjenjave të tij, duke thënë: ‘Nuk është një dështim, është një gabim. Ndihem vërtet në siklet’”, shkruan BBC.


TË NGJASHME