HomePolitikë

Negociatat, Cakaj takon ministrin e jashtëm portugez

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë pjesëmarrjes së tij në Ministerialin e Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva. Ai thotë se takimi i ka shërbyer marrjes së mbështetjes nga Portugalia për çeljen e negociatave.

“Një bashkëbisedim fare i hapur dhe i frytshëm me Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, z. Augusto Santos Silva, për të siguruar mbështetjen për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE pas pak ditësh.”- është shprehur Cakaj në një postim në Facebook.

Autoritetet shqiptare vazhdojnë punën intensive në sigurimin e një mbështetje sa më të gjerë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.


TË NGJASHME