HomeSociale

Negociatat/ Eurokomisioneri: Këtë javë KE rekomandon draftet për Shqipërinë

Gjatë një sesionit të parlamentit Europian, komisioneri për zgjerimin i Bashkimi Europian Olivér Varhelyim njoftoi se Komisioni Europian do t’i rekomandojë këtë javë Këshillit të Bashkimit Europian draftet për kornizën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, bashkë me përditësimet mbi progresin e bërë nga të dy vendet.

Ai foli njëkohësisht për një plan investimesh në Ballkanin Perëndimor, që pritet të dalë në vjeshtë, me qëllim mbështetjen ekonomike të rajonit.

Ndërsa theksoi se zgjerimi është i bazuar në meritë, Varhelyim shtoi nevojat e përmbushjes së reformave.

“Vendet ballkanike nevojitet të plotësojnë reformat. Më shumë punë nevojitet si në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu nevojitet më shumë punë në respektimin e lirive themelore . Komisioni Europian do të analizojë progresin e bërë në paketën vjetore që do të prezantohet në vjeshtë. Gjithashtu në vjeshtë do të dalim me një plan ekonomik dhe investimesh për Ballkanin Perëndimor për të mbështetur rajonin ekonomikisht në planin afatgjatë dhe për ta afruar rajonin me BE-në”, tha Varhelyi.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME