HomePolitikë

Negociatat/ Gjonaj: Shqipëria i ka përmbushur kushtet

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e pranishme në seancën e sotme plenare tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimit Europian. Gjithashtu ministrja Gjonaj pohoi se Shqipëria ka për synim anëtarësimin në BE, ndërsa nënvizoi faktin se kjo është një rrugë vlerash, që mbështetet nga të gjithë qytetarët e vendit. Ajo u ndal edhe tek ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, ku shtoi se brenda vitit, këto institucione do të jenë funksionale.

“Ky dokument tregon mbështetjen që shqiptarët kanë  për BE. Shqiptarët e shohin BE si aleatin e tyre strategjik. Fuqia transformues e BE, nuk do kishte kaq efekt nëse nuk do kishte mbështetjen e shqiptarëve. Krijimi i një sistemi të ri të drejtësie, lufta kundër korrupsionit kanë kërkuar guxim për të vijuar përpara. Në këtë rrugëtim e kemi pasur të qartë se rruga për në BE kalon përmes reformave.  BE për ne është një destinacion dhe një familje vlerash.Ministria e Drejtësia ka pasur dhe ka në realizimin e rekomandimeve të BE. Reforma në drejtësi, mbrojtja e të drejtave të njeriut, lufta kundër korrupsionit janë  detyra e kësaj ministrie. Shqipëria i ka përmbushur për të hapjen e negociatave. Rezultatet e arritura deri tani as nuk të mohohen dhe as mund të sulmohen për qëllime politike. Funksionimet e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese dhe SPAK janë vazhdim të reformës në drejtësi. Brenda vitit shpresojmë se këto institucione do të vijojnë me funksionet e tyre normale. Kjo drejtësia e re do të bëj të mundur luftën kundër krimi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera”-tha ajo.


TË NGJASHME