HomePolitikë

Negociatat, Hajdari kritika të forta ndaj qeverisë dhe opozitës

Deputetja Rudina Hajdari, gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se qeveria dhe opozita nuk po punojnë për hapjen e negociatave. Sipas saj, nga njëra anë është një qeveri që tregon se don bashkëpunim , dhe nga ana tjetër një kryetar në tentativë.

“Gjatë këtyre dy javëve kam pasur vizita në tre vende kryesore të BE, Gjermania, Franca dhe Holanda. Do doja të shprehja me ju dhe shqiptarët se cfarë u tha në këto takime. Më duhet të them se arroganca që mbizotëron në sjelljen e kësaj qeverie si brenda dhe jashtë Shqipërisë po dëmton vendin. Ndodhemi në një moment të vështirë për Europën dhe Shqipërinë. Fakti që kemi një qeveri arrogante tregon se ata nuk duan një bashkëpunim.

Po ashtu edhe opozita nga ana tjetër nuk po e ndihmon këtë rrugëtim. Kemi një kryetar në tentativë që jo vetëm viziton Anglinë që po del nga BE po shoqërohet me disa delegatë të ushtrisë së vdekur. A nuk është ky një turp. Pse ne nuk jemi në gjendje sot e kësaj dite të shkojnë të unifikuar drejt BE-së. Çelja e negociatave nuk është anëtarësim por thellim i përgjegjësisë sonë. Pse e bëjmë ne këtë se ata na e refuzojnë dhe hezitojnë të çelin negociatat.”, tha Hajdari.


TË NGJASHME