HomePolitikë

Negociatat/ Ja hapat që duhet të meren sipas Këshillit

Ministrat e Jashtëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian janë takuar këtë të martë në Bruksel ku kanë diskutuar për zgjerimin e unionit në Ballkanin Perëndimor por ajo që ka bërë përshtypje ka qenë anashkalimi i propozimit jo zyrtar të Francës për reformimin e procesit të zgjerimit.

Ministrja e Jashtme e Finlandës e cila ka presidencën në Këshill, deklaroi se janë vënë në dijeni të propozimit francez por nuk e kanë diskutuar në takimin e sotëm.

“Do të mirëpresim të gjitha propozimet nga shtetet anëtare. Por sot nuk diskutuam propozimin francez. Sigurisht që mësuam për të dhe pati shtete që e mirëpritën, por pati edhe vende që shprehen shqetësime lidhur me të”, deklaroi Tytti Tuppuranien.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se nuk ka asnjë ndryshim për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe shtoi se për këtë duhet pritur samit i Kroacisë në 2020.

“Ne nuk arritëm ndonjë konkluzion të shkruar, por dëshirojmë të dërgojmë një sinjal të qartë për përkushtimin tonë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sigurisht ritheksuam nevojën që reformat duhet të vazhdojnë në këto vende dhe diskutuam për hapat që do të ndërmerren në samitin e pranverës”, shtoi kryediplomatja finlandeze.

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian pritet të ndikohet edhe nga anëtarët e ri të Komisionit Europian  i drejtuar nga presidentja e zgjedhur, Ursula Von der Leyen, që do të prezantojë propozimet e saj lidhur me këtë çështje pas dhjetorit.

Disa ditë më parë, në një dokument jo formal të qeverisë franceze propozohej që 35 kapitujt e anëtarësimit të zëvendësohen me shtatë etapa.

Kalimi në secilën etapë nënkuptonte plotësimin e disa kushteve por nëse qeveria e një vendi kandidat shënon regres, BE mund të kthejë procesin në fazën fillestare


TË NGJASHME