HomePolitikë

Negociatat/ Lleshaj: Procesi i integrimit në rrugë të mbarë

lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli para mediave nga qyteti i Shkodrës edhe për  procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Ai tha se ky proces është në rrugë të mbarë pasi sipas tij, Shqipëria sot i ka bërë të gjitha detyrat që BE ka kërkuar prej saj.

Por duke komentuar edhe qëndrimin e Holandës për Shqipërinë, Lleshaj theksoi se qytetarët shqiptarë nuk përbëjnë më një “gogol” për vendet si Holanda. Ministri foli për kriminalitetin e shqiptarëve në Holandë. Sipas tij, numri i atyre personave që merren me këtë veprimtari të paligjshme nuk është më i lartë se i vendeve të tjera.

“Në Holandë ka një nivel të caktuar kriminaliteti që buron nga qytetarë që mbajnë pasaportë shqiptare. Por edhe në këto kushte niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga këta qytetarë është shumë herë më i ulët nga niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga qytetarë të vendeve të tjera anëtare të BE që jetojnë në Holandë, të cilët janë në pikëpamje numerike më të vegjël se Shqipëria”-theksoi ai.

Pjesë nga fjala e Lleshajt:

“Procesi është në rrugë të mbarë. Shumica dërmuese e vendeve të Europës janë shprehur në mënyrë të paekuivok në mbështetje të progresit që Shqipëria ka bërë në këtë fushë. Sigurisht që ka pasur njëfarë skepticizmi nga Holanda dhe Franca, skepticizëm që ne përpiqemi ta kuptojmë. Por Shqipëria për hir të vërtetës i ka bërë të gjitha ato që Europa ka kërkuar ndaj saj. Nuk mund ta ndërrojmë veten tonë, por kemi bërë gjithçka për të plotësuar ato kritere për integrimin e vendit tonë në BE.Në Holandë ka një nivel të caktuar kriminaliteti që buron nga qytetarë që mbajnë pasaportë shqiptare. Por edhe në këto kushte niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga këta qytetarë është shumë herë më i ulët nga niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga qytetarë të vendeve të tjera anëtare të BE që jetojnë në Holandë, të cilët janë në pikëpamje numerike më të vegjël se Shqipëria. Nuk është se shqiptarët përfaqësojnë një gogol të rrezikshëm për vetë Holandën, këtë e dinë dhe politikanët holandeze dhe besoj se edhe në vendimet e tyre të ardhshme do të reflektohet ky fakt” tha Lleshaj.


TË NGJASHME