HomePolitikë

Negociatat me BE/ Lajm i mirë nga Strasburgu

Është votuar rezoluta për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë në PE, me 412 vota pro nga 578 deputetë të pranishëm. Lajmin e dha përmes një postimi në Twitter kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Balla së bashku me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci ndodhen në Strasburg ku ishin të pranishëm në momentin që në Parlamentin Europian u votua rezoluta per negociatat me dy vendet që morën përgjigjen zhgënjyese negative disa ditë më parë nga samiti dy ditor në Bruksel i BE.

“Nje shumice e gjere me 412 vota nga 578 te pranishem votuan pro rezolutes per hapjen e negociatave te pranimit me Maqedonine e Veriut dhe Shqiperine/ Ky eshte nje mesazh i shkelqyer per Keshillin Europian dhe Komisionin Europian”, thote Balla në mesazhin e tij në Twitter.

Deputeti socialist ka publikuar edhe momentin kur është votuar rezoluta:

“412 nga 578 deputetë (të pranishëm) të Parlamentit Europian votuan Rezolutën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe BE”, shkruan bashkangjitur videos.

“Parlamenti Europian rishprehu sot fuqimisht mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 412 eurodeputetë nga 578 të pranishëm mbështetën Rezolutën ?? për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, vijon Balla.

“Në Strasburg, në Këshillin e Europës për Konferencën Europiane të Kryetarëve të Parlamenteve. Menjëherë më pas në Parlamentin Europian, në seancën plenare ku do të votohet Rezoluta për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Qoftë shumica e drejtuesve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE, qoftë shumica e eurodeputetëve bashkëndajnë vlerësimin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë tërësisht nisjen e bisedimeve për anëtarësim me BE”, shkruan Balla teksa ka postuar edhe fotot që shihni më poshtë:

73357288_2521401947905391_9039703958079143936_n
73209355_2521401767905409_4939317363695681536_n
73128698_2521401524572100_4078096727729504256_n
73472647_2521401477905438_4964722340064657408_n

TË NGJASHME