HomeRajon

Negociatat me Shqipërinë dhe M.V, Greqia tregon kushtet

Mediat greke kanë publikuar pozicionin që ka mbajtur Greqia në Bruksel për pranimin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë ne BE.

Kryeministri grek Mitsotakis tha se “Greqia është një shtyllë e stabilitetit në Ballkan dhe mbështet rrugën e fqinjëve tanë veriorë për t’u anëtarësuar në BE, me kusht që ata të respektojnë plotësisht marrëveshjet ndërkombëtare që ata kanë nënshkruar, janë të angazhuar për sundimin e ligjit dhe respektojnë të drejtat e njeriut. (f. referencë për pakicën shqiptare në Shqipëri), shkruan sot Protothema.

Kjo deklaratë vjen  për shkak se Athina dëshiron të parandalojë atë që e quan një “lojë të mundshme” nga Shkupi i cili mund të fajësojë sipas Greqisë vendimin e evropianëve dhe kjo thone ata do të ndërlikojë zbatimin e marrëveshjes për Maqedoninë veriore.

“Marrëveshja e Prespës është e lidhur me perspektivën tonë evropiane”, paralajmëroi Zoran Zaev, në një përpjekje për t’i bërë presion liderëve të BE për të nisur negociatat e pranimit, kujton media greke./Panorama

euco-summit-2019-14-800x450
france_ar

TË NGJASHME