HomePolitikë

Negociatat me Shqipërinë, flet presidenti i Polonisë

Presidentii Polonisë, Andrzej Duda ka folur në lidhje me procesin e hapjes së negociate të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Duda është shprehur se çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është një test për BE.

Deklaratën e tij presidenti i Polonisë e ka bërë gjatë takimit në Lany të Çekisë, me homologët e Vishegradit (Sllovaki, Hungari, Çeki),. Po ashtu, ë pranishëm në këtë takim ishin edhe presidentët e Serbisë dhe Sllovenisë.

“Ne jemi avokatë të një BE-je me dyer të hapura. Ne besojmë se kjo është e vetmja rrugë për Evropën që të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore”, ka theksuar presidenti polak.

Diskutimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të bëhen më datë 15 tetor në Këshillin e Ministrave të BE-së, por gjithçka do të zyrtarizohet më datë 18 tetor në samitin e Këshillit Evropian


TË NGJASHME