HomePolitikë

Negociatat, ministri i Austrisë jep garancinë

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka pritur në një takim homologun e tij austriak, Alexander Schallenberg.

Në fjalën e tyre para mediave, të dy ministrat u ndalën tek përpjekjet  që po bën  Shqipëria për hapjen e negociatave  me Bashkimin Europian. Sipas Cakajt, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe BE-ja duhet të t’i hapë rrugë vendit tonë për nisjen e bisedimeve.

“Shqipëria dhe Austria gëzojnë raporte  të shkëlqyera diplomatike dhe janë të mbështetur në histori ta pasur dhe në interesa institucionale të ngushta.  Austria është një partner i Shqipërisë. Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ka vazhduar suksesshëm procesi i vettingut, por edhe ngritja e trupës gjyqësore, si dhe ka intensifikuar luftën kundër korrupsionit”-tha ai.

Ministri i austriak tha se vendi i tij ka qenë dhe është mbështetës i rrugës së Shqipërisë për anëtarësim në BE, ndërsa shtoi se kjo qasje, do të jetë edhe më aktive në vazhdim. Ai theksoi se Austria do të ndihmojë të prekurit nga tërmeti i 21 shtatorit dhe për këtë do japë shumën  200 mijë euro.

“Agjencia  austriake do t’i japë 200 mijë euro për të prekurit nga tërmeti. Mund t’ju sigurojë se Austria do t’i ndihmojë miqtë tanë këtu në Shqipëri. Qëndrimi i Austrisë  është shumë i qartë dhe ne duam të hapet drita e gjelbër me Maqedoninë  e Veriut dhe me Shqipërinë. Ne jemi përpara diskutimeve të vështira, sepse ju e dini se nuk ka  unanimitet në Këshill, por ajo që duhet thënë është se Austria do të mbështesë Shqipërinë. Ne do t’ju ndihmojë në të gjitha mënyrat. Këtu keni një ambasador që është shumë i mirë dhe ju jeni në duar të mira. Mund ta përdorni ambasadorin e Austrisë këtu. Ne do të përpiqemi që në fushën ekonomike marrëdhëniet tona do t’i dërgojmë më tej bashkëpunimet”-tha ministri austriak.


TË NGJASHME