HomePolitikë

Negociatat/ Miratohet amendamenti me 15 kushtet për Shqipërinë

Parlamenti Europian miratoi mbrëmë amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

 “Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare”-thuhet në amendament.

Amendamenti u miratua me 388 vota pro, 280 kundër e 19 abstenim.

Ndërsa u firmos nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e reporterit për Shqipërinë, David Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler.

Këto kushte u vendosën nga Këshilli Europian (shtetet anëtare) me propozimin e Gjermanisë, Francës, Holandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti.

Pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe shumë deputetë nga e majta dhe djathta.

Fe7e7ece 3ee5 4bac 9431 Be752b1f48b5

TË NGJASHME