Aktualitet Lajme Politikë

Negociatat për Shqipërinë, Conte paralajmëron BE-në

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte gjatë konferencës së tij para Senatit në funksion të Këshillit të ardhshëm Evropian, ka përsëritur edhe një herë faktin se vazhdon të mbështesë konkluzionet që favorizojnë fillimin e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore me BE-në.

“Do të ishte dritëshkurtësi, nga pala evropiane, të vendosim për një shtyrje të mëtejshme të hapjes së negociatave,  pas shtyrjes nga Këshilli Evropian në qershorin e kaluar. Në këtë fazë në çdo rast sigurisht që nuk i zvogëlon detyrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të vendosura nga Bashkimi Evropian”.

Sipas tij, një vendim tjetër, pra jopozitiv, do të dërgonte sinjale negative në këtë rajon. Për shefin e qeverisë italiane një refuzim nga ana e Bashkimit Europian do ta largonte edhe më tej Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga horizonti europian. Ai shton se kjo lëvizje do krijonte pasoja të shumta rajonale.

Capture

“Refuzim pa dhënë as mundësinë për të kryer” detyrat e shtëpisë “do t’i largonte ato vende nga horizonti Evropian. Nuk është për t’u shpresuar, veçanërisht duke marrë parasysh që zgjerimi është një proces që lejon Shtetet Anëtare të bëjnë kontrolle shumë më të efektshme  pasi të kenë filluar negociatat e pranimit sesa një përjashtim që do të ftohte Tiranën dhe Shkupin në dinamikën e paqëndrueshmërisë politike , me pasoja edhe në nivelin rajonal,” shtoi ai.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte gjatë vizitës së tij dje në Tiranë  konfirmoi mbështetjen e Italisë për Shqipërinë  në rrugën e anëtarësimit në Bashkimit Europian.

Related posts

Cakaj mbledh ministrat e jashtëm të Kartës SHBA-Adriatike

Klaudia gotanews

Miratohet “Karta e Studentit”

Mila

Tragjedia ku humbën jetën 2 punëtorë, ja çfarë vendosi gjykata për dy drejtuesit teknikë

Mila
Na Kontaktoni!