Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Negociatat/ Presidenti Meta përmend Zaev, kërkon “reflektim të menjëhershëm” nga Rama

Duke sjellë si shembull dorëheqjen e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut pas dështimit me negociatat, Presidenti Ilir Meta ka kërkuar reflektim edhe në lidershipin shqiptar në Tiranë, duke shprehur se: “Edhe tek ne ka mjaft rënedësi të kemi një reflektim të menjëhershëm”.

Po ashtu, ndërsa nënvizon se ka rëndësi që qeveria shqiptare të përmbushe dhe të tregojë vullnet për kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman dhe të bindë vendet e tjera skeptike për procesin e negociatave, ka nënvizuar se çdo ide tjetër për vendet e Ballkanit, duke iu referuar të ashtuquajturës Shengeni ballkanik, është e padobishme.

Fjala e kreut te shtetit: 

“Dua ti shpreh mirenjohjen Bundestagut gjerman i cili pavarëissht nga mos dëgjimi nga ana jonë i këshillave të vazhdueshme sistematike të tyre për të lehtësuar edhe vendimarrjen e tyre edhe të udhëheqësve të BE arritën të bëjnë një invencion me qëndrimin zyrtar që mbajtën në Bundestag për të hapur rrugën për të dy vendet për celjen e negociatave duke bërë dhe një dallim të qartë midis progresit të Maqedonisë se Veriut dhe progresit që do duhet të realizojë Shqiperia deri në hapjen reale të negociatave.

E kam theksuar se dhe vendet e tjera që kanë një skepticizëm për arsye të caktuara që skanë qenë të panjohura për ne, qoftë pretendimet e Hollandës qoftë edhe të Francës për cështjet e emigracionit të paligjshëm dhe azilkërkuesve ti bashkohen kësaj qasje të Bundestagut e të jenë të qarta detyrimet që ne duhet të përmbushim që ky proces të vazhdojë, jemi në kushte që askush sdo donte një situatë të tillë por mesazhi ynë është dhe duhet të jetë shumë i qartë kemi një alternativë, punojmë për këtë anëtarësimi i vendeve tona në BE dhe anëtarësimi i gjithë Ballkanit Prëndimor në BE.

Kemi nje reflektim në Maqedonine e Veriut përmes një zgjidhje të caktuar poltike, eshte zgjedhja e ture, kjo tregon dhe pjekurinë e tyre politike e demokratike.

Edhe tek ne ka mjaft rënedësi të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje gjithë ato detyrime që duhet t’i kishim përmbushur dhe duhet ti përmbushim, të gjitha janë në rezolutën e Bundestagut.

Të forcojmë bashkëpunimin me vendet që kanë qenë më kritike, duhet ti bindim për seriozitetin tonë për të adersuar shqetësimet e tyre.

S’mjafton të themi që Franca apo Hollanda ka këto probleme të brendsheme po na përdor në rast se ne jemi burimi i shqetësimit të tyre të brendshëm sa i takon problemit të krimit të organizuar, në Hollandë e cështjes së azilkëruesve.

Duhet të reagojmë në mënyrë të besueshme që këto besime të shuhen në javët dhe muajt në vijim.

Të bëjmë të qartë se sa jemi të gatshëm të përmbushim cdo detyrim në këtë proces, cdo ide tjetër edhe informale qoftë për cdo alternative tjeter për vendet tona është e papranueshme dhe e padobishme, jo vetëm për vendet tona por edhe për vendet e BE”, tha kreu i shtetit.

Related posts

FAO: Shqipëria në hartën e rrezikut të lartë nga fatkeqësitë, por …

Klaudia gotanews

Indeksi i barazisë gjinore së shpejti edhe në Shqipëri

Mila

U akuzua për ngacmim seksual, jepet vendimi për miliarderin e Coca-Colës

artur
Na Kontaktoni!