HomePolitikë

Negociatat, Rama-Cakaj në konferencë urgjente

Kryeministri i vendit,  Edi Rama dhe ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj kanë paralajmëruar një konferencë të përbashkët për mediat sot pasdite në orën 17:00.

Kjo konferencë vjen pas vendimit të Këshillit Europian, i cili bllokoi përpjekjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat. Liderit e BE-së u përballen me pikëpamje të ndryshme mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Pas pak, në konferencë për shtyp mbi dështimin e konsensusit në Këshillin Europian, lidhur me çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut; konkluzionet e liderëve europianë pas përfundimit të raundeve të Këshillit; objektivat e kësaj faze të re në rrugëtimin që vazhdon??”, shkruan Rama.


TË NGJASHME